Ndërlidhjet

Prezantohet kërkesa për ekstradim, seanca për rastin Haradinaj më 9 shkurt


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar sot lëndën nga gjykata franceze në Colmar, e cila mbështetet në kërkesën e Serbisë për ekstradim.

“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe palës mbrojtëse”, ka konfirmuar avokati i Haradinajt, Arianit Koci.

“Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 Shkurt 2017”, ka sqaruar avokati Koci.

Paraprakisht, Ramush Haradinaj kishte shkruar në rrjetin social Facebook se “në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia”.

Ramush Haradinaj, aktualisht po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze që bazohet në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ai është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti.

XS
SM
MD
LG