Ndërlidhjet

Mustafa dhe Rama zotohen për thellim të bashkëpunimit


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të enjten në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve.

“Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, u bisedua për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, thuhet në një komunikate për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Gjatë takimit të dy kryeministrat thuhet se biseduan edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë.

XS
SM
MD
LG