Ndërlidhjet

Haley: Kosova të anëtarësohet në OKB - NATO, aleanca më e fuqishme në histori 


Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Kosova duhet të zë vendin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë qysh në fjalimin e saj të parë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e re amerikane në organizatën botërore, Nikki Haley.

“Në Kosovë duhët bërë më shumë për të forcuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ambasadorja Nikki Haley dhe ka shtuar se “SHBA-të besojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të njohin hapat e mëdha të Kosovës që nga pavarësia”.

“Kosova meriton të zë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve…përfshi anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë më tej ambasadorja Haley.

Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në organizatën botërore është bërë derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Evropë.

Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Haley e ka cilësuar NATO-n si “aleanca më e fuqishme në histori” dhe se SHBA-ja mbetët e përkushtuar ndaj aleancës në Evropë.

Shtetet e Bashkuara po punojnë që ta bëjnë Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) “sa më shumë efektive”, ka thënë Haley.

Sipas saj, dallimet në qëndrime me aleatët evropianë nuk duhen parë si asgjë tjetër pos “përkushtim total të aleancave të SHBA-së në Evropë”.

XS
SM
MD
LG