Ndërlidhjet

Sarajeva me ankesë ndaj OKB-së për lirimin e Serbisë nga gjenocidi


Srebrenica
Srebrenica

Bosnje Hercegovina ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të rikonsiderojë vendimin në vitin 2007 për mosnjohjen e krimeve serbe si gjenocid gjatë luftës së vitit 1992-95.

Bakir Izetbegovic, anëtari mysliman boshnjak i presidencës së Bosnjës, tha se ankesa për vendimin është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kërkesa për rishqyrtim të vendimit u dërgua përkundër kundërshtimeve të anëtarit Mladen Ivanic nga pala serbe.

Bosnje Hercegovina ka akuzuar Serbinë për luftën në vitin 1993.

Gjykata e OKB-së në vitin 2007 mori vendim se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë, ku mbetën të vrarë 8,000 myslimanë, ishte gjenocid, por Serbia nuk ishte përgjegjëse për krimin.

XS
SM
MD
LG