Ndërlidhjet

Presheva dhe Bujanoci përgatiten për pritjen e presidentit Nishani


Bujar Nishani

Komunat Bujanoc dhe Preshevë në Serbi po përgatiten për pritjen e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, që është paralajmëruar për nesër dhe të cilën përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në këto komuna e vlerësojnë si historike.

Me rastin e vizitës së zotit Nishani në disa pjesë të qytetit të Bujanocit janë vendosur mbishkrime në të cilat shkruan “Mirë se vini President”.

Siç është paralajmëruar, zoti Nishani nesër në mesditë arrin në Bujanoc, me ç’rast takohet me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, me ftesë të të cilit realizohet kjo vizitë, dhe me politikanë të tjerë shqiptarë të kësaj komune.

Pas Bujanocit, presidenti i Shqipërisë e viziton edhe Preshevën.

Autoritetet komunale i kanë ftuar qytetarët që të dalin në pritje për presidentin Nishani dhe të tregojnë mikpritjen e tyre.

Mëtutje, agjencia Beta raporton se kjo është vizita e parë e një presidenti të Shqipërisë në Serbi, prej vitit 1948, kur në Beograd për vizitë kishte qëndruar presidenti i atëhershëm, Enver Hoxha.

XS
SM
MD
LG