Ndërlidhjet

Trump nënshkruan urdhër të ri për migrimin


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e rishikuar ekzekutiv, që u ndalon hyrjen në SHBA, për 90 ditë, qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Iraku është hequr nga lista e vendeve që kanë qenë në urdhrin e mëparshëm ekzekutiv, ndërsa Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni mbeten.

Njerëzit me viza valide po ashtu do të lejohen të hyjnë në SHBA.

Masa, e cila përfshin ndalimin e hyrjes në SHBA të të gjithë refugjatëve për 120 ditë, do të hyjë në fuqi nga 16 marsi.

Urdhri i mëparshëm, i cili është bllokuar nga një gjykatë federale, ka shkaktuar kaos në aeroporte dhe protesta.

"Ndalesat në udhëtime janë jetike për sigurinë tonë kombëtare", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

XS
SM
MD
LG