Ndërlidhjet

Ukraina sanksionon pesë banka ruse


Sberbanka e Rusisë në Donjeck të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, vendosi sanksione ndaj pesë bankave me kapital rus që funksionojnë në Ukrainë.

Në një deklaratë të postuar në ueb-faqen presidenciale thuhet se Poroshenko nënshkroi dekretin për sanksione mbi Sberbank, VS Bank, Prominvestbank, VTB Bank dhe BM Bank për një periudhë njëvjeçare.

Propozimi për sanksione është bërë nga Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare.

Dekreti i Poroshenkos urdhëron Ministrinë e Jashtme të informojë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me sanksionet dhe u kërkon atyre të ndërmarrin masa të ngjashme ndaj bankave.

Sanksionet vijnë pas disa ditësh protesta në Ukrainë kundër Sberbankës dhe bankave të tjera ruse, të cilat kanë nisur pasi Sberbank ka thënë se do të veprojë në përputhje me dekretin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili urdhëron autoritetet ruse të njohin dokumentet e identitetit të lëshuara nga separatistët që kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës.

Sberbank më pas e ka tërhequr këtë deklaratë dhe ka thënë se nuk do t'i njohë dokumentet e lëshuara nga separatistët.

XS
SM
MD
LG