Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët sponsorizojnë një projektligj që forcon sanksionet ndaj Iranit

  • RFE /RL

Senatorët amerikanë nga dy partitë më të mëdha politike kanë prezantuar një legjislacion për të forcuar sankisonet ndaj Iranit për lansimin e raketave balistike dhe aktiviteteve të tjera jobërthamore ushtarake.

Autorët e këtij ligji janë udhëheqësit e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ai po ashtu është i bashkë-sponsorizuar nga shtatë senatorë republikanë dhe demokratë.

Projektligji parasheh qëndrimin e ashpër të presidentit Donald Trump ndaj Teheranit dhe pritet që të kalojë në Senat.

“Bashkëpunimi i dy partive politike është i rëndësishëm për këtë projektligj sepse nënvizon besimin tonë të fortë, se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të zëshëm në çështjen e mbajtjes përgjegjës Iranin për veprimet e vazhdueshme në gjithë botën si shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin”, ka thënë senatori demokrat, Robert Menendez.

Kryetari i komitetit, Bob Corker ka thënë se projektligji ka për synim “veprimet destabilizuese” të Iranit, që kërcënojnë aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Ky legjislacion u prezantua në prag të një konference vjetore në Uashington mbi ndikimin e grupit lobues pro-izraelit AIPAC.

Projektligji parasheh që sanksionet të jenë të detyrueshme për të gjithë të përfshirët në programin e raketave balisitike të Iranit.

Aty do të vendosen edhe sankisione ndaj Gardës Revolucionare Islamike, ndërsa sankisonet tashmë të vendosura, do të futen në ligj nga dega e ezekutivit mbi individët që lidhen me mbështetjen e pretenduar të Iranit për terrorizmin.

Garda Revolucionare Islamike, një trup elite ushtarake, është një forcë e fuqishme politike në Iran dhe ka një prani të gjerë në gjithë ekonominë e Iranit.

Projektligji gjithashtu do të kërkojë që presidenti i SHBA-së të ngrijë asetet e çdo personi ose subjekti të përfshirë në aktivitete specifike që shkelin embargon e armëve të vendosur nga OKB-ja ndaj Iranit.

Irani ka thënë se projekligji për saksione për aktivitete jobërthamore shkelë marrëveshjen bërthamroe të vitit 2015, të arritur me fuqitë botërore.

Por, autorët e këtij projektligji insistojnë se ai është hartuar me kujdes, me qëllim që të shmangë ndërhyrjen në marrëveshjen për programin bërthamor të Teheranit.

Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron të forcojë qëndrimin e tij ndaj Iranit dhe senatori Corker tha se ai është konsultuar me Shtëpinë e Bardhë për hartimin e këtij projektligji.

Në shkurt, administrata Trump vendosi sanksione ndaj 25 individëve dhe subjekteve në Iran, duke thënë se ky ishte “hapi i parë” në përgjigjen ndaj testimeve të vazhdueshme të Iranit të raketave balistike, për të cilat SHBA thotë se janë në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Teherani gjithashtu ka zemëruar Uashingtonin, pasi po mbështetë lëvizjen e rebelëve Huthi në Jemen si dhe mbështetë presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile në Siri.

Senatori Menendez i tha agjencisë Reuters se projektligji ka për qëllim që të bëjë një strategji “rajonale”, për shkak të gjerësisë së aktiviteteve të Iranit në Lindjen e Mesme.

“Projektligji bën thirrje për një strategji rajonale për shkak se Irani, pa dyshim është i përfshirë në mënyra të ndryshime në rajon, qoftë në Jemen, Siri ose dhe më gjerë”, ka thënë ai. (REL)

Përgatiti: Mimoza Sadiku
XS
SM
MD
LG