Ndërlidhjet

Thaçi: Krusha e Madhe – njëri nga krimet më të mëdha të Serbisë në Kosovë


Pamje e një shtëpie në Krushë të Madhe nga marsi i vitit 2013

“Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, ka ndodhur më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit”, ka shkruar sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin Facebook.

Mëtutje ai ka theksuar se “forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq” dhe ka shtuar se “edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999”.

Presidenti Thaçi, njëherësh, i ka “inkurajuar sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG