Ndërlidhjet

Gjykata e lartë e BE-së mbështet sanksionet kundër kompanisë Rosneft


Një gjykatë e lartë e BE-së ka vendosur se sanksionet e BE-së ndaj gjigantit rus të energjisë, Rosneft, për shkak të aneksimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë nga Moska dhe përfshrijes në konfliktin në lindje të Ukrainës, janë të ligjshme.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka njoftuar përmes një deklarate për media, më 28 mars se “masat kufizuese... në përgjigje ndaj krizës në Ukrainë kundër ndërmarrjeve ruse, përfshirë Rosneft, janë të ligjshme”.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Rusisë në korrik të vitit 2014, pasi Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë. Më vonë saksionet u zgjeruan, për shkak të mbështetjes së Moskës për separatistët që luftojnë kundër forcave ukrainase në lindje të Ukrainës.

Gjykata tha se vendimi i saj për pengimin që kompania e kontrolluara nga shteti i Rusisë, Rosneft që të bëjë biznes në BE, ishte në proporcion me shkallën e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.

Kompania Rosneft, ka reaguar për këtë vendim, duke thënë se është zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, duke shtuar se “vendimi dëshmon se sundimi i ligjit në Evrpë po zëvendësohet , duke vënë në rend të parë situatën politike”.

Avokati i kësaj kompanie, Lode van den Hende ka thënë se vendimi ishte “kthim prapa për mbrojtjen gjyqësore në BE”.

Rosneft drejtohet nga Igor Sechin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Kjo kompani u bë njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të naftës pasi morri asetet e prodhimit të kompanisë Yukos, e cila u shpërbë dhe u shit, pas arrestimit të ish-shefit të saj, Mikhail Khodorkovski më 2003.

Khodorkovski ka qëndruar 10 vjet në burg, pasi u dënua dy herë për krime financiare,akuza të cilat, ai dhe mbështetësit e tij, thonë se janë orkestruar nga Kremlini për ta ndëshkuar atë, pasi ka sfiduar Putinin për marrjen e kontrollit të kompanisë Yukos.

Kompania e naftës dhe gazit, Rosneft, ka sfiduar kufizimet e vendosura nga BE-ja, të cilat ia pamundësojnë nënshkrimin e kontratave të naftës brenda shteteve të BE-së.

Vendimi i gjykatës shihet si vendosje e juridiksonin e saj mbi politikën e përbashkët të jashtme të BE-së, gjë që është kontestuar nga disa shtete anëtare të BE-së. (REL)

XS
SM
MD
LG