Ndërlidhjet

Duhanpirja shkakton një në dhjetë vdekje në botë


Ilustrim (@shutterstock)
Ilustrim (@shutterstock)

Pirja e duhanit shkakton një në dhjetë vdekje në gjithë botën, ndërsa gjysma e tyre janë në vetëm katër shtete: Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.

Studimi i ri thotë se me gjithë politikat për kontrollin e duhanit, rritja e popullsisë ka parë edhe rritje të duhanpirësve.

Hulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet më tej, pasi kompanitë e duhanit, në mënyrë agresive, shënjestrojnë tregjet e reja, sidomos në vendet në zhvillim.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore britanike The Lancet.

"Pavarësisht se tash e mbi gjysmë shekulli ka prova të qarta për efektet e dëmshme të duhanit në shëndet, sot, një në katër burra në botë është duhanpirës i përditshëm", tha autorja e studimit, dr Emmanuela Gakidou.

XS
SM
MD
LG