Ndërlidhjet

Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar në Kosovë


Ministria e Kulturës e Kosovës i ka ndarë, të enjten, shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” për veprën e tij letrare.

Kadare, që po viziton Kosovën, ka takuar gjatë ditës presidentin Hashim Thaçi, përpara se t’i ndahej çmimi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës”, tha Kadare në një fjalë tij. “Ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër”.

Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar, është nderuar disa herë pwrveç me çmimet letrare edhe nga Presidentët e Kosovës, për veprën e tij dhe angazhimin për Kosovën.

XS
SM
MD
LG