Ndërlidhjet

Trump thotë se SHBA është e gatshme ta zgjidhë vet “problemin” e Koresë Veriore


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë sot se SHBA është e gatshme të zgjidhë “problemin” e Koresë Veriore edhe pa ndihmën e Kinës, nëse është e nevojshme.

“Koreja e Veriut po kërkon telashe”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Nëse Kina vendos që të ndihmojë, kjo do të ishte gjë e mirë. Por nëse jo, ne do ta zgjidhim vet problemin”, ka shkruar tutje presidenti amerikan.

Trump urdhëroi sulmin me raketa mbi një bazë ajrore siriane më 7 prill, teksa ishte duke u takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Florida.

Kjo lëvizje u interpretua edhe si një paralajmërim për Korenë e Veriut po ashtu edhe si përgjigje ndaj Damaskut, për sulmin kimik ndaj civilëve.

“I kam shpjeguar presidentit të Kinës se marrëveshja tregtare me SHBA-në, do të jetë shumë më e mirë për ta nëse ata zgjidhin problemin e Koresë së Veriut”, Trump ka shkruar më herët në Twitter.

Trump më herët kishte kërcënuar për aksione të njëanshme ndaj Phenianit, nëse Kina, që është aleati kryesor i Veriut, dështon të ndihmojë në frenimin e ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG