Ndërlidhjet

Rusia i vë prapë veto rezolutës për Sirinë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Rusia i vuri veto një projekt-rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të dëntonte sulmin kimik, që ka ndodhur javën e kaluar në Siri, dhe do të kërkonte nga Damasku të bashkëpunojë me hetuesit.

Rezoluta u paraqit nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilat reaguan me zemërim ndaj vendimit të Rusisë.

Është hera e tetë që Rusia mbron regjimin sirian në Këshill të Sigurimit.

Sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhun ka lënë të vrarë mbi 80 veta.

Aelatët perëndimorë kanë fajësuar forcat e Qeverisë siriane për sulmin, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në përgjigje, ka urdhëruar sulme raketore në një bazë ajrore të Sirisë.

Rezoluta e propozuar do të mbështeste një hetim në terren nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

XS
SM
MD
LG