Ndërlidhjet

Kuvendi miraton Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale


Kuvendi i Kosovës - foto arkivi
Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se miratimi i këtij projektligji është i një rëndësie të veçantë sepse mënjanon ndërhyrjen politike në ekzekutimin e sanksioneve penale.

“Përmes këtij projektligji dëshmojmë se vërtet jemi për reforma, sundim të ligjit dhe për sistem mbi vlerat dhe parimet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha.

Me theks të veçantë, ministrja vuri në dukje ndryshimin e nenit 94 të ligjit, sipas të cilit, Ministri si i emëruar politik kishte mundësi të pezullojë ekzekutimin e dënimit. Ky nen po ashtu ishte vlerësuar si mundësi për ndërhyrje politike në drejtësi.

Miratimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, përmes një postimi në Twitter, tha se Kuvendi ka marrë hap konkret për të luftuar korrupsionin.

XS
SM
MD
LG