Ndërlidhjet

Britania do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor


Fotografi nga arkivi
Fotografi nga arkivi

Ligjvënësit birtanikë kanë miratuar planin e kryeministres, Theresa May, që zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të mbahen më 8 qershor.

Parlamenti britanik sot ka votuar pro mocionit të May, për zgjedhje të parakohshme. Nga 650 ligjvënës, 522 kanë votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Para votimit, May u tha ligjvënësve se zgjedhjet e parakohshme do t’i japin Britanisë “siguri dhe stabilitet”, teksa Londra do të negociojë me Brukselin për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

“Besoj se në këtë moment me rëndësi të madhe kombëtare, duhet të ketë uniteti në Westminister dhe jo ndarje”, ka thënë May.

XS
SM
MD
LG