Ndërlidhjet

Trump mbështet përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për marrëveshje të paqes në Ukrainë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet që po udhëhiqen nga Gjermania dhe Franca, për negocimin e një rezolute për konfliktin në lindje të Ukrainës, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Gjatë një bisede telefonike me kanclaren gjermane, Angela Merkel, Trump ka mbështetur përpjekjet e saj dhe të presidentit francez, Frnacois Hollande për të negociuar me homologët rusë dhe ukrinas për “një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, bazuar në marrëveshjen e Minskut”.

Marrëveshja e Minskut krijojë një armëpushim në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe nisi një proces për arritjen e paqes.

Përveç Ukrainës, Trump dhe Merkel po ashtu biseduan për konfliktin në Siri dhe Jemen si dhe për “sfidën urgjente të sigurisë të paraqitur nga Koreja e Veriut”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

XS
SM
MD
LG