Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2017-2018, për bursën për gazetarë “Jiri Dienstbier Journalism Fellowship”.
Ky program (bursë) zgjat nga 1 nëntori 2017 deri më 30 qershor 2018.
Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t’iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit.
Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovincës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Të përzgjedhurit vendosen në shërbimin përkatës të Radios Evropa e Lirë, në zyrat qendrore në Pragë dhe rajon, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e RFE/RL-së. Ky program u ofron atyre instruksione në fushën e multimedias, duke i përfshirë në diskutime në baza ditore. Kjo u ndihmon që të jenë bartës të standardeve të profesionit të tyre, liderë në komunitetin e tyre si dhe në botë.
Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në jiridienstbierfellowship@rferl.org deri në orën 0600 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 11 qershor, 2017.