Ndërlidhjet

72 vjet nga çlirimi i kampit të përqendrimit të Mauthausen nga trupat e SHBA-së


Pamje nga një kamp i përqendrimit
Pamje nga një kamp i përqendrimit

Rreth 7 mijë persona kanë marrë pjesë në një ngjarje në afërsi të qytetit Linz në Austri, për të shënuar 72 vjetorin e çlirimit nga trupat amerikane, të kampit të përqendrimit Mauthausen.

Mauthausen, ishte njëri prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në kohën naziste.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kancelari, Christian Kern, kanë bërë thirrje për solidaritet dhe tolerancë.

Ata kanë thënë se “me nacionalizëm, me shkeljen e dinjitetit njerëzor, me refuzimin e të huajve, nuk zgjidhet asnjë problem por ndodh e kundërta, krijohen probleme të reja”, raporton DPA.

Në mes të viteve 1938 dhe 1945, rreth 200 mijë të burgosur kanë qëndruar në Mauthausen dhe 49 kampet e tij të jashtme. Në këto kampe, 119 mijë të burgosur u vranë ose vdiqën si rezultat i kushteve jonjerëzore, në të cilat janë mbajtur ata. Në mesin e të burgosurve ka pasur hebrenj, pjesëtarë të komunitetit rom dhe të burgosur politikë nga e gjithë Evropa.

XS
SM
MD
LG