Ndërlidhjet

Sulmohet një shkollë e vajzave në Pakistan


Pakistan - foto arkivi

Policia pakistaneze tha se një shpërthim ka ndodhur pranë një shkolle të vajzave pranë qytetit Peshauar, duke plagosur dy zyrtarë të policisë.

“Nxënëset nuk janë lënduar”, tha shefi i policisë së Peshauarit, Mohammad Tahir.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët talibanë kundërshtojnë arsimimin e vajzave.

Ata kanë bombarduar qindra shkolla në zonat fisnore të Pakistanit.

Peshauari, kryeqytet i provincës Khyber Pakhtunkhva, ka qenë skenë e sulmit më vdekjeprurës në Pakistan.

Në dhjetor të vitit 2014, talibanët kanë sulmuar një shkollë ushtarake atje, duke vrarë mbi 150 njerëz, shumica e tyre fëmijë.

XS
SM
MD
LG