Ndërlidhjet

Lufta detyron mbi 2 milionë fëmijë të Sudanit J. të ikin nga shtëpitë


Sudani Jugor

Lufta dhe uria kanë detyruar mbi dy milionë fëmijë në Sudanin Jugor të ikin nga shtëpitë, duke krijuar krizën më shqetësuese të refugjatëve në botë, thanë Kombet e Bashkuara.

Lufta civile në Sudanin Jugor ka nisur dy vjet pasi ka fituar pavarësinë nga Sudani fqinj, përkatësisht kur presidenti Salva Kiir ka shkarkuar zëvendësin e tij më 2013.

Luftimet që kanë pasuar, e kanë ndarë vendin në vija etnike, kanë shkaktuar inflacion të lartë dhe uri në disa pjesë.

“Asnjë krizë me refugjatë sot nuk më shqetëson më shumë sesa Sudani Jugor”, tha Valentin Tapsoba, shef për Afrikën në Agjencinë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Në një vend me 12 milionë banorë, gati tre në katër fëmijë nuk shkojnë në shkollë, tha OKB-ja.

Mbi një milion fëmijë kanë ikur jashtë Sudanit Jugor, ndërsa një milion të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda.

OKB tha po ashtu se mbi njëmijë fëmijë janë vrarë në luftime.

XS
SM
MD
LG