Ndërlidhjet

Forcat ajrore afgane goditën objektivat e IS-it


Ushtar i forcave afgane të sigurisë
Ushtar i forcave afgane të sigurisë

Forcat ajrore të Afganistanit kanë goditur objektivat e Shtetit Islamik në provincën lindore Nangarhar, ku komandanti I grupit ekstremist u vra në një operacion muajin e kaluar, thanë autoritetet afgane.

Ministria e brendshme tha, të hënën, se nga sulmet ajrore u vranë të paktën 34 luftëtarë të IS-sit, gjatë 24 orëve të fundit dhe u shkatërrua një radios stacion që transmetonte në mënyrë ilegale porositë e grupit militant gjithandej provincës.

Ministria tha se sulmet ajrore goditën strehimet e IS-it në rajonet Nazyan dhe Achin.

Deklarata u publikua pasi zyrtarët e SHBA-së dhe ata afganë, më 7 Maj, njoftuan se në një operacion të përbashkët ushtarak muajin e kaluar u vra Abdul Haseeb Logari, shefi i IS-it në Nangarhar.

Logari që u emërua pas vdekjes së paraardhësit të tij Hafiz Saeed, nga një goditje me dron nga SHBA-ja, u vra në një operacion të kryer nga 50 forca speciale të SHBA-së dhe 40 komando afgane, bën me dije përmes deklaratës së përbashkët të forcave të armatosura të SHBA-së dhe atyre afgane.

Një deklaratë e publikuar nga zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani, gjithashtu konfirmon vdekjen e Logarit, duke shtuar se ai ishte “përgjegjës për urdhër të sulmit mbi spitalin ushtarak në Kabul në muajin mars me ç’rast 50 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën"

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër të ndarë, të paktën gjashtë militant u vranë nga suli me dron i SHBA-së në Provincën qendrore Wardak më 8 Maj, njoftuan mediat afgane duke cituar zyrtarët lokalë.

Abdul Rahman Mangal, një zëdhënës i guvernatorit të provincës tha se “komandantë lokalë Taliban” janë në mesin e të vrarëve në sulm që kishte për objektiv militantët në kryeqytetin e provincës Maidan Shahr.

Mangal nuk dha hollësi të tjera.

XS
SM
MD
LG