Ndërlidhjet

Rebelët sirianë dhe familjet e tyre largohen nga Damasku


Damask

Qindra rebelë dhe familjet e tyre kanë filluar të hipin në autobusë për t’u larguar nga paralagjet e rrethuara të Damaskut, në Barzeh, sipas një marrëveshje me qeverinë, bënë të ditur të hënën mediat shtetërore dhe një grup i vëzhguesve.

Televizioni shtetëror njoftoi se evakuimi i luftëtarëve nga Barzeh për rebelët e provincës Idlib në veri perëndim të Sirisë, ka nisur të zbatohet, por nuk dha ndonjë hollësi.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 1.500 veta pritet të largohen nga Barzeh më 8 maj dhe më hapa të tjerë pritet të ndërmerren në javët e ardhshme.

Barzeh, që gjendet në veri lindje të Damaskut, ishte një vend i luftimeve intensive ndërmjet rebelëve dhe ushtrisë së Sirisë në muajt e fundit.

Dhjetëra mijëra njerëz që jetojnë në zonat e rrethuara përreth Damaskut, Homsit dhe Aleppos janë dorëzuar pas rrethimeve të zgjatura në këmbim të zhvendosjes në zonat e tjera të kontrolluara nga rebelët në pjesë të tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG