Ndërlidhjet

Tillerson dhe Lavrov takohen me 10 maj në Uashington


Tillerson dhe Lavrov gjatë takimit më 13 prill në Moskë
Tillerson dhe Lavrov gjatë takimit më 13 prill në Moskë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm rus Sergei lavrov do të takohen më 10 maj në Uashington pët të diskutuar konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Po ashtu, temë diskutimi pritet të jenë edhe çështje tjera, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit.

Në njoftimin e Departamentit të amerikan të shtetit thuhet se dy diplomatët do të diskutojnë nevojën e ndaljes së dhunës në Ukrainën lindore dhe zgjidhjen e konfliktit sipas, asaj që njihet si “Marrëveshja e Minskit”.

Sekretari Tillerson “synon përqendrimin e diskutimeve në përpjekjet për të ndalur dhunën dhe ofruar ndihmë humanitare për popullin sirian”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin fazën për zgjidhjen politike të konfliktit.

Ndërkaq nga Moska, në faqen e Ministrisë së Jashtme thuhet se Lavrov dhe Tillerson do të shkëmbejnë mendime rreth problemeve kyçe në botë dhe çështjeve bilaterale.

XS
SM
MD
LG