Ndërlidhjet

Gjykata holandeze: Rusia qëllimisht e detyroi Yukos-in të falimentojë


Ilustrim - logo e kompanise Yukos
Ilustrim - logo e kompanise Yukos

Një Gjykatë e apelit në Holandë ka vendosur se Rusia qëllimisht e detyroi kompaninë e naftës Yukos të falimentojë duke i kërkuar që të paguaj fatura të larta të taksave, zhvillimi i fundit në betejën e zgjatur rreth pasurisë së kompanisë së shuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Amsterdam, më 9 maj, thotë se ligji holandez nuk mund të pranojë falimentimin e Yukos më 2006, që u shkatërrua pasi pronari i saj, Mikhail Khodorkovsky, u arrestua me akuzën të cilën ai e cilësoi të motivuar politikisht.

Yukos iu shit kompanive në pronësi shtetërore, përfshirë edhe Rosnef, një nga kompanitë më të mëdha të energjisë në botë.

Në vendimin e gjykatës, më 9 maj, thuhet se likuidatori i emëruar për shitjen e pasurive të Yukos-itnë vitin 2007, nuk kishte të drejtë të shiste aksionet e Yukos Finance BV, një degë holandeze e kompanisë së naftës.

Ish drejtuesi i Yukos, Steve Theede, than ë një deklaratë se vendimi i Gjykatës në Amsterdam “ekspozoi masën për të cilën Federata Ruse do të manipulojë procesin ligjor dhe të injorojë sundimin e ligjit”.

Kremlini e ka mohuar për një kohë të gjatë se ndjekja penale e Khodorkovskit kishte motive politike.

XS
SM
MD
LG