Ndërlidhjet

Japonia dëshiron raporte më të mira me Korenë e Jugut


Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se ai dëshiron që të ndërtojë marrëdhënie të mira me presidentin e sapozgjedhur të Koresë së Jugut, Moon Jea In, pas tensionimit të raporteve mes dy vendeve dhe rritjes së tensioneve rajonale, për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Japonia dhe Koreja e Jugut përballen me sfida të përbashkëta në Azinë Lindore, përfshirë edhe çështjen e Koresë së Veriut. Besoj se bashkëpunimi jonë mund të kontrivuojë në paqen dhe prosperitetin në rajon”, ka thënë Abe në një deklaratë për media.

“Koreja e Jugut është fqinji më i rëndësishëm me të cilin, Japonia ndanë interesa strategjike. Pres me padurim që të punoj me presindetin Moon Jea”, ka thënë Abe.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur muajt e fundit, pasi Phenjani ka kryer një seri të testeve të raketave balistike, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se mund të përdor aksione të njëanshme ndaj Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG