Ndërlidhjet

Protesta në Gjeorgji pas vdekjes së 4 minatorëve


Protestuesit në Gjeorgji po i bëjnë thirrje qeverisë që të përmirësojë sigurinë në vendet e punës, pasi katër minatorë në një minierë të qymyrit, kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Qindra persona protestuan për të dytën ditë me radhë në Tbilisi, duke kërkuar hetim për këtë rast. Protestuesit kanë akuzuar autoritetet se po hezitojnë të krijojnë një agjenci të inspektoratit të punës, gjë e cila do të parandalonte aksidentet vdekjeprurëse në vendin e punës.

Minatorët që humbën jetën, ishin rrëzuar në 400 metra thellësi, pasi një ashensor në minierën Mindeli, ishte prishur. Trupat e tyre, janë nxjerr sot.

Avokati i Popullit në Gjeorgji, Ucha Nanuashvili, e ka quajtur vdekjen e këtyre minatorëve “vrasje”. Ai ka akuzuar qeverinë, parlamentin dhe komsionin kushtetues se qëllimisht kanë bllokuar krijimin e agjencisë e inspektoratit të punës.

Presidenti i vendit, Giorgi Margvelashvili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e minatorëve dhe ka thënë se ligjet aktuale kanë dështuar që të ofrojnë siguri në vendet e punës në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG