Ndërlidhjet

Putin vendos kufizime të reja për tubimet publike


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka forcuar kufizimet për protestat në rrugë për një periudhë prej gjashtë javësh, duke filluar nga 1 qershori, duke minuar kështu planet e liderit të opozitës, Aleksei Navalny për protestë në mbarë vendin për 12 qershor.

Në dekretin e publikuar nga Kremlini sot, Putini ka imponuar kufizime shtesë për tubimet publike gjatë tunet të futbollit të Kupës së Konfederave dhe Kupës Botërore që do të mbahet më 2018.

Këto kufizime obligojnë organizatorët e protestave, që të koordinojnë planet e tyre me autoritetet e qyteteve ku planifikojnë të mbajnë protestat.

Dekreti, që thuhet se ka për qëllim rritjen e sigurisë, thotë se organizatorët nuk do të jenë në gjendje që të zgjedhin se ku do të mbajnë tubimet e tyre por për këtë gjë do të vendosin autoritetet e qyteteve dhe zyrtarët e sigurisë.

Kupa e Konfederatave të FIFA-s do të mbahet në Moskë, Shën Petersburg, Soçi dhe Kazan prej 17 qershorit deri më 2 korrik. Dekreti imponon këto kufizime shtesë nga 1 qershori deri më 12 korrik.

Pas protestave anti-korrupsion, më 26 mars, protesta që u zhvilluan në rreth 100 qytete të Rusisë, Navalny ka bërë thirrje që të protestohet sërish më 12 qershor.

Në vitin 2018, kur do të mbahet Kupa e Botës, kufizimet do të hujnë në fuqi nga 25 majo deri më 25 korrik.

XS
SM
MD
LG