Ndërlidhjet

SHBA, Koreja J. do të punojnë për zgjidhjen e problemit bërthamor të Koresë V.


Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, biseduan në telefon të mërkurën dhe u pajtuan të bashkëpunojnë më afër, për të zgjidhur problemin bërthamor të Koresë së Veriut.

Trump i tha Moonit se ky është një problem i ndërlikuar, por që duhet të zgjidhet, tha Shtëpia Blu e Koresë së Jugut.

Biseda telefonike shënon kontaktin e parë midis dy liderëve.

Moon, të mërkurën, bëri betimin në postin e presidentit të Korsë së Jugut, pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së martës.

Në fjalimin e parë si president, Moon, liberal, tha se do të nisë menjëherë përpjekjet për të zgjidhur krizën e sigurisë në Gadishullin Korean.

“Do të përpiqem urgjentisht të zgjidh krizën e sigurisë. Do të përpiqem gjithmonë për paqe në Gadishullin Korean. Nëse është e nevojshme, do të udhëtoj drejt Uashingtonit. Do të shkoj në Pekin dhe Tokio dhe, nëse kushtet lejojnë, edhe në Phenjan”, tha Moon.

Koreja e Veriut, javëve të fundit, ka rritur kërcënimet për sulme bërthamore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë.

XS
SM
MD
LG