Ndërlidhjet

Khamenei, mesazh për sigurinë para zgjedhjeve në Iran


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të prishur zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

Khamenei tha se ata që prishin sigurinë kombëtare të Iranit "do të marrin një shuplakë të fortë".

Ai tha se nëse iranianët marrin pjesë në votim duke respektuar "parametrat ligjorë dhe islamikë", atëherë zgjedhjet do të jenë "burim nderi për Republikën Islamike".

Khamenei ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore në Iran.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i cili do të garojë për mandatin e dytë, do të përballet me dy rivalë konservatorë, përfshirë klerikun Ebrahim Raisi, i cili thuhet se ka mbështetjen e Khameneit.

XS
SM
MD
LG