Ndërlidhjet

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nis të enjten vizitën zyrtare në Kosovë


Presidenti Nishani do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me udhëheqës të tjerë të institucioneve si dhe të partive politike në vend.

Ai do të pritet fillimisht me ceremoni shtetërore në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Presidenti NIshani, të premten, do të shpallet qytetar nderi në disa qytete të Kosovës.

Vizita e Presidentit NIshani në Kosovë vie një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rënies së qeverisë së saj pas një mocioni mos-besimi, të nxitur nga partitë opozitare.

XS
SM
MD
LG