Ndërlidhjet

Dënohet blogeri rus që luajti Pokemon Go


Ruslan Sokolovsky
Ruslan Sokolovsky

Drejtësia ruse shpalli fajtor një bloger për nxitje të urrejtjes dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve fetarë, me anë të videove në YouTube.

Gjykata në qytetin Urals e dënoi Ruslan Sokolovskyn me kusht për tre vjet e gjysmë.

Sokolovsky, 22 vjeç, është arrestuar në shtator, pasi ka postuar online një video që e tregon atë duke luajtur lojën Pokemon Go në një kishë ortodokse ruse në Jekaterinburg.

Videoja e Sokolovskyt në kanalin YouTube ka pasuar një paralajmërim në televizionin shtetëror rus që të mos bëhen përpjekje për të kaupr krijesat virtuale në lokacione fetare.

Sokolovsky ka thënë se veprimet e tij “nuk kanë të bëjnë me dhunë” dhe se ai nuk është ekstremist.

XS
SM
MD
LG