Ndërlidhjet

BE: Mbi 63,000 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil më 2016


Ilustrim

Mbi 63,000 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian më 2016, tha agjencia për statistika e BE-së.

Sipas Eurostat-it, shifra ka rënë krahasuar me 97,000 fëmijët e regjistruar më 2015, por vazhdon të mbetet pesë herë më e lartë se mesatarja e mëparshme.

Gati 24,000 të mitur të pashoqëruar, ose gati 40% e shifrës totale, kanë ardhur nga Afganistani.

Prej azilkërkuesve të mitur, shumica kanë qenë meshkuj, përkatësisht 89%.

Numri më i lartë i aplikimeve për azil është regjistruar në Gjermani – gati 36,000 – pastaj në Itali, Austri dhe Britani.

XS
SM
MD
LG