Ndërlidhjet

Rusia akuzon tre të dyshuar për shpërthimin në Shën Petersburg


Shpërthimi në metronë e Shën Petersburgut
Shpërthimi në metronë e Shën Petersburgut

Autoritetet ruse kanë thënë se kanë ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut, ku u vranë 16 vetë.

Komiteti hetues ka thënë se Bakhram Ergashev, Obragimjon Ermatov dhe Makhamadyusuf Mizaalimov janë akuzuar për përfshirje në “akt terrorist” dhe për mbajtje pa leje apo përdorim të eksplozivëve.

Edhe 7 të dyshuar të tjerë do të akuzohen për këtë sulm, kanë thënë hetuesit.

Autoritetet ruse thonë se sulmi është kryer nga 22-vjeçari me preardhje kirgize, Akbarjon Jalilov, i cili është në mesin e viktimave.

Të gjithë të dyshuarit, që po mbahen nën arrest, janë me origjinë nga Azia Qendrore por autoritetet nuk kanë zbuluar nacionalitetin e tre personave të akuzuar.

Një grup pak i njohur, i quajtur Imam Shamil Battalion ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka njoftuar një organizatë që monitoron ekstremistët.

XS
SM
MD
LG