Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut viziton Uzbekistanin


 Zeid Ra’ad Al Hussein në Uzbekistan
Zeid Ra’ad Al Hussein në Uzbekistan

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, po zhvillon vizitën e tij të parë në Uzbekistan.

Zeid është takuar me zyrtarët e shtetit, përfshirë presidentin Shavkat Mirziyaev, i cili erdhi në pushtet pas vdekjes së presidentit Islam Karimov në shtator.

Në bisedën me Zeid, Mirziyaev ka thënë se Uzbekistani është i interesuar në zhvillimin e dialogut të hapur dhe konstruktiv me institucionet e OKB-së, ka njoftuar Ministria e Jashtme uzbeke.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Mirziyaev “theksoi se Mbrojtja e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut, është një prioritet në reformat që po ndërmerr Uzbekistani”.

Karimov, i cili ka udhëhequr me vendin prej para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ka mbajtur nën kontroll popullin për më shumë se çerek shekulli.

Presidenti i ri, Mirziyaev ka ndërmarrë disa hapa që duket se kanë për qëllim hapjen e shtetit të izoluar.

Andrew Stroehlein, nga Human Rights Watch, ka thënë se Uzbekistani ka “bllokuar vizita të tilla të zyrtarëve të lartë të OKB-së qe 12 apo 13 vjet”.

Ai ka shtuar se nëse “Uzbekistani vërtetë dëshiron të tregojë se ka ndryshuar kursin, duhet të fillojë me lirimin e 1 mijë të burgosurve politikë”.

XS
SM
MD
LG