Ndërlidhjet

KQZ cakton 10 ditë fushatë për zgjedhjet e 11 qershorit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të nis nga data, 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.

Për këto 10 ditë, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të zhvillojnë aktivitetin, fushatën dhe propagandën politike, përfshi edhe tubimet dhe debatet me qytetarët dhe mediat.

Subjektet politike të interesuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas KQZ-së, do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga data 11 deri më 18 maj.

Ndër vendimet e para të KQZ-së, përfshihen edhe kushtet e vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve dhe çështjet tjera organizative.

Njëherësh, KQZ ka miratuar edhe buxhetin për zgjedhjet, që kap shumën prej rreth 5 milion euro.

KQZ mori këto vendime në ditën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli 11 qershorin, datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Këto zgjedhje pasuan vendimin e presidentit Thaçi për shpërndarjen e Kuvendit, pasi që deputetët me shumicë votash, të mërkurën vendosën që me anë të mocionit, ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës, një vit para mbylljes së mandatit kushtetues.

XS
SM
MD
LG