Ndërlidhjet

Forcat afgane rimarrin nën kontroll një qark


Provinca Badakhshan
Provinca Badakhshan

Forcat e sigurisë afgane kanë arritur të rimarrin kontrollin e një qarku në verilindje të vendit nga luftëtarët talibanë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Zëdhënësi i Minsitrisë, Dawlat Wazeri ka thënë se forcat qeveritare kanë marrë “kontrollin e plotë” të qarkut Zebak, në provincën Badkhashan por ka shtuar se operacionet e pastrimit janë duke vazhduar.

Komandanti i forcave speciale, Gjenerali Jalal Yafti, është cituar të ketë thënë se 35 militnatë janë vrarë gjatë operacionit dyditor.

Nuk ka raportime për viktima të forcave qeveritare.

Luftëtarët talibanë morrën nën kontroll qarkun Zebak më 26 prill.

Talibanët kanë nisur ofensivën e tyre pranverore muajin e kaluar, duke u zotuar se do të kryejnë sulme në mbarë Afganistanin.

XS
SM
MD
LG