Ndërlidhjet

Shefi i OKB-së bën thirrje për ndalimin e abuzimit të homoseksualëve në Çeçeni


Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje që t’i jepet fund abuzimit të homoseksualëve në Çeçeni dhe lirimin e homoseksualëve nga autoritetet çeçene.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, kur u pyet mbi qëndrimin e Guterres, për raportet për abuzimin e homoseksualëve në Çeçeni, ai ka cituar thirrjet e mëparshme të raportuesve të posaçëm të OKB-së, për lirimin e të burgosuve nga autoritetet ruse dhe ka dënuar të gjitha veprimet homfobike.

“Është e qartë se nga pikëpamja e Sekretarit të Përgjithshëm se askush nuk duhet të persektohet për shkak të orientimit seksual “, u ka thënë Dujarric gazetarëve.

Ai ka shtuar se dështimi i Kremlinit për të “dënuar të gjitha deklaratat homofobike”, shërben si “joshje ndaj urrejtjes dhe dhunës” kundër homoseksualëve.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeed Ra’ad al-Hussein, më herët ka bërë thirrje për një hetim mbi raportimet për persekutimin e homoseksualëve në Çeçeni dhe ka thënë se ai po e vëzhgon nga afër këtë situatë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar ka pyetur zyrtarët për të drejtat e njeriut dhe Ministrinë e Brendshme, që të hetojnë për atë që ai i quajti “thashetheme” për abuzumin e homoseksualëve në Çeçeni. Autoritetet çeçene kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat.

XS
SM
MD
LG