Ndërlidhjet

SHBA: Pjesëtarit të Al-Kaidës i ulet dënimi pas bashkëpunimit me Policinë


Ilustrim
Ilustrim

Një amerikan, i cili i ishte bashkuar Al-Kaidës, dhe kishte planifikuar të kryente sulm në një tren të udhëtarëve në Nju Jork, nuk do të përballet me burgim të gjatë, sepse ai i ka ofruar SHBA-së, informacione për grupin terroristë, kanë thënë prokurorët.

Bryant Neal Vinas, 34-vjeç, është deklaruar fajtor për akuzat për terrorizëm më 2009, pasi u arrestua nga autoritetet pakistaneze dhe qe 8 vjet e gjysmë ndodhet në paraburgim. Një gjykatë në Bruklin, vendosi më 11 maj se ai do të qëndrojë në burg edhe për tre muaj dhe më pas do të lirohet.

Vinas, një veteran i ushtrisë amerikane, kishte udhëtuar për në Vaziristanin Veriror dhe në Pakistan më 2007, për t’iu bashkuar Al-Kaidës, të cilët e kanë trajnuar dhe i kanë dhënë armë dhe eksplozivë, kanë thënë autoritetet.

Ai kishte punuar me udhëheqësit e Al-Kaidës për të identifikuar objektivat e mundshëm brenda SHBA-së, përfshirë edhe hekurudhën në Long Island, që lidh qytetin e Nju Jorkut me periferitë në Long Island.

Disa ditë pas arrestimit të tij, Vinas kishte filluar bashkëpunimin me autoritetet e SHBA-së dhe prokurorët kanë thënë se ai ka kontribuar në zgjidhjen ose hapjen e 30 rasteve.

“Ai mund të ketë qenë dëshmitari më bashkëpunues dhe i vlefshëm” për aktivitetet e Al-Kaidës në Afganistan dhe Pakistam në mes të viteve 2007 dhe 2008, kanë thënë prokurorët në gjykatë.

XS
SM
MD
LG