Ndërlidhjet

Navalny thotë se do të organizojë tubime në 147 qytete të Rusisë


Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është rikthyer në shtëpinë e tij më 11 maj, pas një operacioni që ka kryer në Spanjë, i cili tha se do t’ia rikthejë shikimin në syrin e lënduar.

Ai tha se pas shërimit do t’i rikthehet punës për të planifikuar demostratat e paralajmëruara.

“Jam kthyer”, ka shkruar Navalny në Twitter, teksa u bëri thirrje mbështetësve të tij, përmes një videoje të postuar në YouTube që të marrin pjesë në tubimet anti-korrupsion muajin e ardhshëm, që tha se janë planifikuar të mbahen në 147 qytete ruse.

Navalny tha se dekreti presidencial, i lëshuar këto ditë, përmes së cilit forcohen rregullat për të mbajtur protesta të tilla, nuk do ta ndalë atë që të planifikojë protestat.

Lideri opozitar po planifikon që të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se do të udhëtojë në mbarë vendin për të mbajtur fushatë.

XS
SM
MD
LG