Ndërlidhjet

Sulm kibernetik në spitalet e Britanisë


Londër

Spitalet në gjithë Britaninë u detyruan të anulonin takimet, pasi pësuan një sulm të dyshuar kibernetik.

Spitalet në Londër, në veriperëndim të Anglisë dhe në pjesë të tjera të vendit raportuan probleme me sistemet e tyre kompjuterike.

“Ooops, dosjet e juaja janë të koduara”, është mesazhi që është shfaqur në ekranet e kompjuterëve në Shërbimin e Shëndetit Kombëtar të Britanisë.

Për të rikthyer qasjen në kompjuterë, është kërkuar të paguhet.

Agjencia Kombëtare për Krim tha se është e njoftuar me raportet, por nuk dha më shumë detaje.

Rastet emergjente janë referuar në spitale të paprekura.

XS
SM
MD
LG