Ndërlidhjet

Moon i bën thirrje Putinit të luaj “rol konstruktiv” në tensionet me Korenë V.


Presidenti i Koresë Jugore Moon Jae-in

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mon Jea-in i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të luaj “rol konstruktiv” në zgjidhjen e tensioneve me Korenë e Veriut, pas kërcënimeve nga Phenjani se do të përdorë armë bërthamore.

Zyra e Moon ka thënë se lideri jugkorean, i ka thënë Putinit, në një bisedë telefonike se gjetja e zgjidhjes për kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit në mes të Seulit dhe Moskës.

“Ne shpresojmë që Rusia do të luaj rol konstruktiv, në mënyrë që të ndalohet Koreja e Veriut me provokimet e saja bërthamore dhe të shkojë drejt rrugës së denuklearizimit”, i ka thënë Moon Putinit, sipas zyrës së presidentit jugkorean.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Moon ka thënë se Rusia është e gatshme të luaj pjesën e saj “produktive” për të ulur tensionet.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini ka theksuar “rëndësinë e gjetjes së rrugëve politike dhe diplomatike për të zgjidhur krizat”.

XS
SM
MD
LG