Ndërlidhjet

Autoritetet kërkojnë fajtorët e sulmit masiv kibernetik


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria britanike thotë se nuk e di ende se kush qëndron pas sulmit masiv kibernetik të 12 majit, i cili ndërpreu shërbimet e kujdesit shëndetësor të Britanisë, dhe kishte për cak sistemet kompjuterike jetike të 100 shteteve tjera.

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, ka thënë të shtunën se Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë, po punon me shërbimin shëndetësor të vendit, për t’u siguruar që sulmi të kufizohet.

Ajo ka thënë se Agjencia Kombëtare e Krimit, po punon me ministrinë e saj, për të gjetur se nga erdhën sulmet dhe se Qeveria britanike nuk ishte në dijeni nëse sulmi është drejtuar nga një qeveri e huaj.

Ajo që duket si sulmi më i madh kibernetik në histori, ka shfrytëzuar dobësitë në Microsoft Windows.

Më 12 maj, më shumë se 75,000 sulme kibernetike janë kryer, dhe ekspertët e krimit kibernetik në mbarë botën, po hetojnë përqendrimin e sulmeve në Rusi, Ukrainë dhe Indi - vende ku përdorimi i versioneve më të vjetra të Microsoft Windows është më i përhapur.

Hakerët kanë tentuar që të mashtrojnë viktimat me hapjen e dokumenteve nëpër e-male, që njihen si spam, duke thënë e ato përmbajnë fatura, oferta pune, paralajmërime për sigurinë dhe dokumente të tjera në dukje të ligjshëm.

Zhvatësit kishin kërkuar pagesa nga 300 deri në 600 dollarë për të rivendosur qasjen nëpër kompjuter, sapo ata kishin dalë jashtë funksionit nga këto mashtrime. Firmat kibernetike të sigurisë kanë thënë se organizatat kriminale mund të qëndrojnë pas këtyre sulmeve.

Ministria e Brendshme ruse, ajo e Emergjencave, banka më e madhe e vendit, Sberbank, që të gjitha kanë qenë cak i sulmit, kanë thënë zyrtarët.

Ministria e Brendshme ka thënë se rreth 1 mijë kompjuterë janë infektuar, por është lokalizuar virusi. Komiteti hetues rus, ka mohuar raportimet se është sulmuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Emergjencave në Rusi u ka thënë agjencive të lajmeve ruse, se kanë arritur të zmbrapsin sulmet kibernetike, ndërkaq banka “Sberbank” ka thënë se sistemi i sigurisë kibernetike ka parandaluar që viruset të hyjnë në sistemet e tyre.

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë të shtunën se ka zbuluar sulme masive ndaj bankave vendore, por vetë Banka Qendrore “nuk është komprometuar”.

“Megafton”, një operator i telefonisë në Rusi, ka thënë se ka qenë në cak të sulmeve të ngjashme me ato nëpër spitalet e Britanisë së Madhe. Një zëdhënës ka thënë se komunikimet telefonike nuk janë afektuar, por se sulmet kanë ndërprerë punën e qendrave të thirrjes.

Spanja dhe Mbretëria e Bashkuara janë vendet që janë goditur më së rëndi nga këto sulme.

Spitalet në mbarë Britaninë, e gjetën veten pa qasje në kompjuterët e tyre apo në sistemet telefonike. Shumë prej tyre kanë anuluar procedurat rutinore, duke iu kërkuar pacientëve që të mos shkonin nëpër spitale, nëse rastet nuk janë emergjente.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se përderisa spitalet janë sulmuar, nuk ka të dhëna se pacientët janë kompromentuar.

Kompania gjigante spanjolle e telekomunikacionit, “Telefonica” është goditur, po ashtu, nga sulmet kibernetike, kanë bërë të ditur autoritetet spanjolle, duke thënë se janë duke ndërmarrë masa për të mbrojtur infrastrukturën në transport, energji, telekomunikacion dhe në shpërthimet financiare.

Vetëm një numër i vogël i organizatave amerikane janë sulmuar dhe hakerët duket se kanë filluar fushatën e tyre në Evropë, kanë thënë firmat e sigurisë kibernetike.

Deri në kohën kur hakerët kthyen vëmendjen e tyre nga Shtetet e Bashkuara, filterët që identifikojnë këto viruse kanë detektuar kërcënimet.

Këto dobësi të sigurisë, të cilat i kanë shfrytëzuar hakerët, u zbuluan se disa janë më parë nga TheShadowBrokers, një grup misterioz që ka publikuar, atë që thoshte se janë mjetet për hakim të përdorura nga agjencitë e sigurisë të Shtëpisë së Bardhë, si pjesë e mbledhjes së informacioneve të inteligjencës.

Microsoft ka thënë se ka thënë se ka lëshuar përditësimin automatik të Windows, për të mbrojtur klientët e tij nga viruset.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG