Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Partia Demokratike në Shqipëri sot ka mbajtur protestë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike, që të organizojë zgjedhje të lira e të drejta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo protestë është një referendum për të themeluar republikën e re, raporton Zëri i Amerikës.

“Nga sot ne nuk e njohim republikën e vjetër të drogës dhe krimit. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë”, tha ai.

Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën në sheshin midis kryeministrisë dhe parlamentit për të kulmuar protestën 85 ditore të opozitës, të nisur qysh nga 18 shkurti në një tendë, ku vazhdoi tubimi i pandërprerë.

XS
SM
MD
LG