Ndërlidhjet

Italia dëbon tunizianin që kishte kontakte me sulmuesin në Berlin


Ilustrim

Italia ka dëbuar shtetasin nga Tunizia, i cili dyshohet se ka pasur kontakte me personin që vrau 12 persona, kur sulmoi me kamion një treg Krishtlindjesh në Berlin vitin e kaluar, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Qytetari tunizian, 36-vjeçar, kishte jetuar në Sicili, ku sulmuesi i Berlinit, Anis Amri, kishte vuajtur burgim, ka thënë Ministria italiane.

Ai i kishte dhënë Amrit një telefon dhe që të dy kishin qëndruar në kontakt, edhe pasi sulmuesi ishte zhvendosur në Gjermani.

Amri ishte rikthyer në Itali pas sulmit të 19 dhjetorit dhe më pas u qëllua për vdekje nga policia në Milano.

Hetuesit kishin përgjuar telefonin edhe të një shtetasi të Tunizisë dhe kishin sbuluar se edhe ai ishte në kontakt me eksremistë të dyshuar, dhe se ishte duke planifikuar që të shkonte ilegalisht në Francë, kanë thënë autoritetet italiane.

Më pas, ky i dyshuar më 2 maj ishte gjetur në qytetin verior të Turin, ku më pas autoritetet e kanë dëbuar për në Tunizi.

Ministria ka thënë se Italia ka dëbuar 174 persona të dyshuar për ekstremizëm fetarë që prej janarit të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG