Ndërlidhjet

LDK-ja me kandidat të ri për kryeministër


LDK

Kryeminstri i Kosovës në largim , Isa Mustafa, paralajmëroi tërheqjen e tij dhe njëkohësisht tha se Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e reja do të garojë me një kandidat të ri për kryeministër.

Deklarata e kryeministrit Mustafa pasoi rënien e qeverisë së tij në një mocion mosbesimi, të ngritur nga partitë në opozitë por të mbështetur përgjithësisht edhe nga partneri i koalicionit të deritashëm qeverisës, PDK-së.

Mustafa, në një tubim në shënim të 27 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Istog, tha se vendimi për një kandidat të ri për kryeminstër në zgjedhjet e ardhshme, është marrë që prej vitit 2014, kur ai u vu në krye të qeverisë së Kosovës.

“Në mandatin e ardhshëm ne do të kemi një kryeministër të ri. Sepse ne, nëLDK, duhet të hapim rrugë për kuadro , duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj. Ne do t’iu japim shans njerëzve të rinj që do të ofrojnë zgjidhje, njerëzve që do t’i ofrojnë perspektivë këtij vendi”, tha Mustafa.

Mocioni i mosbesimit për qeverinë Mustafa, më 10 maj, çoi në shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti Hashim Thaçi në konsultime me partitë politike parlamentare, një ditë më vonë shpalli 11 qershorin datën e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

LDK hyri në koalicion qeverisës me PDK-në, në fund të vitit 2014, pas një krize gjashtë muajshe politike në vend.

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ndërkaq, nuk arriti brenda periudhës dy vjeçare që të kalonte një marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që shkaktoi një valë pakqënaqësishë të opozitës por edhe një grupi deputetësh të koalicionit qeverisës.

XS
SM
MD
LG