Ndërlidhjet

Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit


Ushtarë indianë në rajonin e Kashmirit, foto arkiv
Ushtarë indianë në rajonin e Kashmirit, foto arkiv

Dy civilë raportohet se janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të forcave të sigurisë të Indisë dhe Pakistanit, përgjatë vijës administrative në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve.

Administratori civil në anën indiane ka thënë se dy civilë indianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ai ka shtuar se rreth 1,500 civilë, në dhjetëra fshatëra janë të bllokuar nëpër shtëpinë e tyre, teksa shkëmbimi i zjarrit po vazhdon.

Ushtria pakistaneze ka thënë se tre civilë pakistanezë janë plagosur.

Të dy shtetet kanë pretendime mbi rajonin e Kashmirit.

XS
SM
MD
LG