Ndërlidhjet

Greqia arreston disa migrantë që kishin pasaporta false


Greqi, foto arkiv
Greqi, foto arkiv

Policia greke ka arrestuar disa migrantë, të cilët po tentonin që të kalonin në Evropë me pasaporta false.

Një grua nga Kameruni dhe dy burra nga Siria janë arrestuar, pasi kanë prezentuar dokumente false në aeroportin në ishullin e Korfuzit, ka njoftuar sot policia greke, raporton DPA.

Migrantët që kishin pasaporta flase më herët ishin kapur në aerporte në qytetet e Heraklionit dhe Chania dhe Kretë, dhe në disa ishuj të tjerë në Detin Egje.

Pasaportat fase, migrantët zakonisht i blejnë nga trafikantët. Në të shumtën e rasteve një pasaportë kushton ndërmjet 1500 deri në 300 euro, ka thënë policia greke.

XS
SM
MD
LG