Ndërlidhjet

Siri: Forcat qeveritare rimarrin nën kontroll një bazë ajrore


Siri, foto ilustrim
Siri, foto ilustrim

Forcat e qeverisë siriane kanë arritur të rimarrin kontrollin e një baze ajrore nga grupi militant Shteti Islamik, në veri të vendit, ka njoftuar grupi monitorues dhe burime ushtarake.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka raportuar se forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollin e bazës ajrore Jirrah, që gjendet në afërsi të provincës së Alepos.

Raportohet se luftimet në mes të forcave siriane dhe militantëve të IS-it janë duke vazhduar në këtë zonë.

Një burim nga ushtria, i ka thënë agjencisë DPA se forcat qeveritare në orët e hershme të ditës së sotme, morrën nën kontroll bazën ajrore dhe disa fshatëra aty pranë, pas luftimeve të ashpëra me militantët islamikë.

“Forcat tashmë janë duke përparuar drejt qytetit Maskanah, në periferi të Alepos”, ka thënë ky zyrtar nga ushtria.

XS
SM
MD
LG