Ndërlidhjet

Dënim ndërkombëtar i provës raketore të Koresë Veriore


Banorët e Koresë Jugore duke i ndjekur lamet për testin raketor të Koresë Veriore

Testi i raketës balistike i Koresë Veriore ka hasur në dënim ndërkombëtar, derisa Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë vlerësuar si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Ky shtet i mbyllur dhe i izoluar, sot herët në mëngjes, e ka lansuar një raketë balistike, e cila gjërësisht është parë si sfidë për presidentin e ri të Koresë Jugore, Moon Jae-In, i cili thotë se dëshiron uljen e tensioneve me Korenë Veriore.

Sipas zyrtarëve jugkoreanë, kjo raketë verikoreane ka fluturuar më tepër se 700 kilometra për një orë e gjysmë dhe ka arritur largësinë më tepër se 2 mijë kilometra, duke rënë në Detin e Japonisë, që kufizohet me Gadishullin Korean, Japoninë dhe Lindjen e Largët të Rusisë.

XS
SM
MD
LG